Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mesila Doda: Është koha ta vendosni nëse jeni me xhelatët apo me martirët

Nga Luljeta Progni 0

Deputetja e PDIU-së, kërkon nga kryetari i Kuvendit dhe nga grupet parlamentare të shqyrtojnë nismën për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunzimit

“O me xhelatët, o me martirët… është koha ta thoni sot.”

Kjo është thirrja që deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, i ka drejtuar sot dy palëve të politikës, të majtë e të djathtë. Deklarata e Dodës erdhi pas debatit mes deputetes së PD-së Jozefina Topalli dhe atij të PS-së, Taulant Balla. Por, Doda i ka kujtuar dy palëve si edhe kryetarit të Kuvendit Ilir Meta që ka një nismë nga PDIU për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit, ndërkohë që ka një pengesë të pashpjegueshme prej dy palëve të politikës për të shqyrtuar këtë nismë.

Më vjen mirë që ka sensibilitet për martirët e vrarë në komunizëm, por më duhet t’ju kujtoj sërish se xhelatët janë të dekoruar. Ka më shumë se një vit që ne kemi paraqitur një nismë ligjore për heqjen e dekoratave të tyre, por ndërkohë ka një pengesë të pashpjegusehme për shqyrtimin e kësaj nisme. Ju kam kërkuar një letër ju zoti kryetar i Kuvendit për të marrë shpjegime pse po mbahet e bllokuar kjo nismë. Ju kam kërkuar që nismën ta fusni në procedurat e parlamentit, ndërkohë që ende nuk ka ndodhur. Nuk fshihemi dot më pas gishtit. Ose jemi me martirët ose me xhelatët dhe të dyja palët duhet të shprehen për këtë çështje qartësisht”, tha Doda.

Nisma e PDIU-së nuk ka marrë ende mbështetje as nga PD e as nga PS për nismën për heqjen e  dekoratave të xhelatëve që vranë klerin katolik e shumë shqiptarë të tjerë gjatë komunizmit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>