Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Mesila Doda: Ç’mëkat ka bërë zonja Ildize?! (video)

Nga Media 0

Ligjvënësja e PDIU-së, kërkon nga shteti shqiptar të garantojë lejimin e popullsisë çame të vizitojë trojet e veta në Çamëri

Në debatin e sotëm mes kryeministrit Rama dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule, është përfshirë edhe deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, e cila ka kërkuar shpjegime për arsyet që ndalojnë popullsinë çame të kthehet për të vizituar trojet në Çamëri. Mesila Doda i referohet historisë së të moshuarës, Ildize Jupe, e cila ndalohet të kalojë kufirin, vetëm për shkak se ka të shënuar në pasaportë si vendlindje fshatin Arpicë në Gumenicë.

E moshuara 80-vjeçare Ildize Jupe lindur në Arpicë, në Gumenicë nuk kalon dot në Shqipëri, sepse vendlindja e saj është ne Çamëri. I vetmi mëkat i kësaj zonje është se ka lindur në Gumenicë. Dhe unë kam një pyetje: Ku bazohet e  drejta për të ndalur të moshuarit e Çamërisë të vizitojnë banesat e tyre në Çamëri?!  Shteti shqiptar duhet të ngrihet dhe t’i japë një zgjidhje. Këto familje kanë pësuar dy herë dëbime në jetën e tyre, një herë kur kanë qenë të mitur, kur i kanë marrë gjithçka dhe një herë tani, kur nuk kthehen dot. Kam një pyetje për Dulen: Pse nuk interesohet për Epirin që ka probleme të mëdha. Dhoma e të mençurve të Europës i ka këkruar shtetit shqiptar të zgjidhin këto çështje, sepse nga këtu nisin të drejtat e njeriut“, tha Doda.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>