Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Meksika tronditet nga tërmeti me magnitudë 7.4

Nga Klodiana 0

Një tërmet me magnitudë 7.4 ka tronditur Meksikën këtë të martë, duke detyruar njerëzit të dalin të tmerruar në rrugët e qytetit.

Tërmeti kishte epiqendrën 8 km në juglindje të Atencingos, në qytetin-shtet të Pueblës, me një thellësi prej 51 km, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan, ndërsa Agjencia Sizmiologjike e Meksikës përllogariti magnitudën fillestare në 6.8.

Luis Felipe Puente, kreu i Agjencisë për Mbrojtjen e Civilëve në Meksikë, shkroi në rrjetin social “Twitter” për të thënë se ende nuk ka raportime për dëmet apo viktima në njerëz.

Ndërkohë, më herët gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8.1 goditi Meksikën, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 98 personave.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej