Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Mbyllja e shkollës në Mengël, banorët sërish në protestë, bllokojnë aksin Librazhd-Elbasan

Nga Klodiana 0

Fëmijët e fshatit Mengël në Elbasan sot sërish nuk kanë shkuar në shkollë për të ndjekur procesin mësimor. Ata së bashku me prindërit e tyre kanë bllokuar rrugën nacionale Librazhd – Elbasan për rreth 15 minuta.

Ndërkohë që paralajmërimi është se kjo do të jetë e përditshme deri sa të rihapet shkolla në fshatin e tyre. Dje nxënësit kanë thyer derën e shkollës dhe janë futur nëpër klasa, ndërsa sot protesta është zhvilluar në rrugë. Banorët thonë se shkolla është në funksion prej 30 vitesh dhe nuk do të lejojnë që të mbyllet.

Ndërsa fëmijët, në ditën e 7 pa mësim shprehen se transporti drejt Elbasanit bëhet në kushte të vështirë prandaj nuk pranojnë që të shkojnë. Emergjencat civile dhe bashkia e Elbasanit e kanë cilësuar shkollën jashtë standardeve për shkak të problemeve nga tërmeti para dy viteve prandaj e kanë mbyllur.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej