Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Mbyllet seanca për CEZ, Shkëlzen Berisha refuzon të bëjë betimin

Nga Klodiana 0

Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor për çështjen CEZ, ku është thirrur për të dëshmuar edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha  është paraqitur në komision por ka refuzuar të bëjë betimin pasi sipas tij kryetari i komisionit, Taulant Balla është dënuar nga gjykata për shpifje në dëm të tij.

Mbledhja që zgjati vetëm pak minuta u ndërpre dhe Balla deklaroi se zoti. Berisha do të thirret prapë nga Komisioni për të dëshmuar.

Dëshmia e Shkëlzen Berishës vjen me kërkesë të komisionit hetimor parlamentar. Komisioni i ka dërguar zyrtarisht një kërkesë, për t’u paraqitur sot për të dëshmuar në lidhje me rolin e tij, nëse ka, në historinë e privatizimit të OSSH dhe favorizimit të CEZ.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej