Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Manjani shkarkon dy zyrtarë të ZRPP në Ballsh

Nga Skenderi 0

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar shkarkimin e dy zyrtarëve të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Ballsh dhe konkretisht  kreun e Zyrës Vendore të Pasurive të Paluajtshme Ballsh, Besmir Selami dhe juristin Erlin Xhafaj.

Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Drejtësisë , urdhëri i ministrit për shkarkimn e tyre ka ardhur pas një informacioni të dhënë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi një procedurë regjistrimi të paligjshme.

Shkelja mësohet të ketë lidhje mbi një transaksion të dyshimtë dhe për këtë arsye ministri Manjani ka urdhëruar vijimin e hetimeve për këtë rast.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>