Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Manjani: Ligjërisht s’ka zgjedhje më 18 Qershor

Nga Media 0

“Tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin”

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, komentoi zhvillimet e fundit në vend, pasi PS dhe LSI kërkuan shytjen e afatit të regjistrimit si koalicion në KQZ. Përmes një mesazhi në facebook, Manjani thekson se “tashmë zgjedhjet nuk drejtohen nga ligji, as Kushtetuta! Politika e konfliktit ja arriti të dalë mbi ligjin! Ligjërisht ska zgjedhje me 18!”.

Për shkak të situatës politike dhe ngërçit mes partive, ku opozita prej më shumë se 2 muajsh ka bojkotuar Kuvendin dhe është në protestë, duket se të gjitha afatet e përcaktuara në Kodin Zgjedhor do të shkelen.

Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë digjet dhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej