Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Manjani: Komisioni i Venecias vlerësim 100% për ligjin e pronave

Nga Skenderi 0

Komisioni i Venecias ka vlerësuar si pozitiv ligjin për kompensimin e pronave.

Lajmin e ka dhënë ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ku shprehet se:

Në baze të këtij opinioni, Komisioni i Vencias mbështet 100% ligjin e miratuar tashmë për Trajtimin e Pronës me argumenta shteruese dhe të pakontestueshme.

Sipas Komisionit te Venecias, ligji në përmbajtjen e tij vleresohet i drejtë dhe proporcional për kushtet e Shqipërisë.

Gjithashtu Manjani shprehet se tani mbetet që konkluzionet e këtij opinitoni të ratifikohen nga gjykata jonë kushtetuese dhe të mbyllet njëhere e mirë kontesti për këtë ligj.

Opinioni i Komisionit të Venecias ka ardhur pasi Gjykata Kushtetuese dërgoi ligjin e pronave në Komisionin e Venecias në bazë të të cilit kërkonte të dinte që drafti i qeverisë është sipas standardit të Këshillit të Europës.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej