Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Manjani: Apartamentet me kontratë porosie nuk do të konfiskohen

Nga Ejona 0

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se ka nxjerrë një udhëzim në të cilin sqarohet se përmbarimi nuk mund të konfiskojë apartamentet me kontratë dhe të banuara.

Manjani shtoi se me këtë udhëzim mbrojmë qytetarët që kanë shpenzuar para për të blerë një banesë.

Manjani: “Shërbimi Përmbarimor privat ose publik nuk mund të sekuestrojë apartamentin e askujt që e ka ende me kontratë sipërmarrje, porosie ose me premtim shitje. Ka vetëm një kusht, që personi duhet të tregojë që ka shlyer këstet e pagesës, qoftë dhe një të vetëm. Me rëndësi të ketë një kontratë, të banojë në shtëpi. Shërbimi Përmbarimor nuk mund të sekuestrojë këtë banesë, ky është udhëzimi im i nxjerrë sot, që do t’u bëhet me dije të gjithë përmbaruesve.Kjo është një mbrojtje që ne po u japim këtyre qytetarëve që kanë harxhuar paratë e tyre për të blerë një banesë dhe ne duhet t’ua sigurojmë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>