Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Magani & sons… kjo ishte java e tyre

Nga 27-shi 0

Lojtaret e Teutes, duke festuar shenimin e nje goli, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Laci, 3-1, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres./r/n/r/nTeuta's players celebrate during the Albanian Super League football match Teuta vs Laci, 3-1, at the Niko Dovana stadium in the city of Durres.

Kjo ishte vërtetë java e tyre. Gugash Magani kthehet te pankina e Teutës, ndërsa skuadra durrsake te fitorja, pas një serie rezultatesh negative. Golin që hapi ndeshjen me Laçin e shënoi Artur Magani, djali i trajnerit peqinas. Ndërkohë që kishte mbetur edhe një Magan për të mbyllur javën, ai është Endri, i cili shënoi sot për Lushnjën, në fitoren 2-1 të skuadrës së Banos ndaj Bylisit. Lushnja ka arritur një fitore shumë të rëndësishme dhe pas gjashtë javëve të luajtura ka pikë të plota (18) dhe që tani është 9 pikë përpara ndjekësit më të afërt, Shkumbinit të Peqinit, ekipit të qytetin ku kanë lindur të gjithë Maganët.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>