Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Lotaria/ Ambasada Amerikane: Shmangni mashtrimet, ja si mund të aplikoni

Nga Skenderi 0

Për të gjithë ata që aplikojnë për lotarinë, Ambasada Amerikane ka publikuar disa këshilla sesi të mos bëhen pre e mashtrimeve të ndryshme. Për t’u regjistruar në programin “DV 2018” duket përdorur vetëm faqja zyrtare www.dvlottery.state.gov.

Ndaj gjatë kësaj periudhe aplikuesit duhet të kenë parasysh disa gjëra:

Së pari duhet të kenë kujdes nga mesazhe në emailin e tyre personal që tregojnë se jeni shpallur fitues dhe duhet të paguani një shumë parash, për të nisur me procedurat e mëtejshme.

Shiko që faqja të ketë adresën “.gov”

Vetëm informacionet për vizë që në fund të faqes së internetit kanë “.gov” është zyrtare e qeverisë së SHBA-së. Çdo informacion tjetër, që vjen nga një adresë që nuk përfundon me “.gov”, është e dyshuar. Nuk duhet të mashtoheni nga imazhet e flamurit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shtëpisë së Bardhë apo Statujës së Lirisë. Çdo gjë në internet që nuk përfundon me “.gov” është mashtrim.

Asnjëherë mos dërgoni para për aplikimin për vizë

Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë në programin e “DV 2018”. Tarifat për procesin e aplikimit i paguhen Ambasadës Amerikane në momentin e intervistës kur ju shpalleni fitues nga aplikimi “DV 2018”. Kjo pagesë bëhet në ambasadë dhe qeveria e SHBA-së kurrë nuk do t’ju kërkojë të dërgoni pagesa paraprakisht me çek apo transfertë bankare.

Ka vetëm një vend për të mësuar statusin tuaj, online.

Aplikantët e lotarisë duhet të kontrollojnë statusin e tyre në internet përmes Kontrollit të Statusit të DV Entry në http://www.dvlottery.state.gov.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara mund të dërgojë një email kujtesë, por nuk ju dërgon në postën tuaj elektronike nëse jeni shpallur fitues apo jo. E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse jeni përzgjedhur në këtë program aplikimi për vizë është duke bërë monitorimin e faqes “status-check” në dvlottery.state.gov./

Aplikimi për llotarinë Amerikane  mbyllet në 7 Nëntor 2016 në orën 18.00. Një proces i rastësishëm i përzgjedhjes do të përdoret për të zgjedhur kandidatët që mund të vazhdojnë procesin e aplikimit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej