Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Leonardo DiCaprio në filmin e ri si Leonardo da Vinci

Nga Klodiana 0

Leonardo Di Caprio do të jetë në filmin më të ri si Leonardo da Vinci .

“Paramount Pictures” ka siguruar të drejtat për ekranizimin e biografisë së shkencëtarit dhe piktorit, të shkruar nga Walter Isaacson. Lajmin e bën të ditur revista amerikane “Deadline”.


Fituesi i çmimit Oscar për interpretimin në “The Revenant” do të jetë edhe një prej producentëve të filmit, përmes kompanisë së tij “Appian Way”. Një projekt ambicioz ky i yllit të Hollivudit, që adhurohet nga publiku jo vetëm për aftësitë e mëdha interpretuese, por edhe për aktivizimin në mbrojtje të ambientit.

Për DiCaprion sfida do të jetë veçanërisht e ndjerë. Sipas spekulimeve të shtypit, emrin e tij ai e ka marrë pikërisht nga Da Vinci. Nëna e tij e dëgjoi të lëvizte për herë të parë në bark teksa vëzhgonte një pikturë të gjeniut të Rilindjes në një muze italian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej