Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Largohet nga Shqipëria shefi i misionit të EURALIUS

Nga Skenderi 0

Partia Demokratike e akuzoi në dhjetor 2016 shefin e EURALIUS, Rainer Deville për përkthim të gabuar të ligjit të Vetting-ut

Shefi i misionit të EURALIUS, Rainer Deville është larguar nga Shqipëria.

Mësohet se largimi i Rainer Deville është zyrtarizuar me datë 1 shkurt. Mandati i tij do të përfundonte në vjeshtën e vitit 2018. Largimi i tij u përfol që në dhjetor të vitit të kaluar, por u mohua nga zyra e EURALIUS në Tiranë.

Në dhjetor të vitit 2016 Partia Demokratike e akuzoi Rainer Deville për përkthim të gabuar të ligjit të Vetting-ut që u dërgua për rishqyrtin në Komisionin e Venecias.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>