Ka than' i moçmi: 

“Kur një komb e humb gjuhën, humb dhe veten"

                                                                                       -Sami Frasheri

“Kur të mbush 90 vjet, do të dëshiroja t’i dhuroja vetes një natë me dashuri të çmendur me një vajzë të virgjër”

Nga Media 0

Nga Marie Lasgush Poradeci

“Kujtime për prostitutat e mia të pikëlluara”, në origjinal: “Memoria de mis putas tristes”: është vepra e parë në prozë e Gabriel Garcia Marquez pas një pauze 10- vjeçare

Në dhjetë vitet e fundit, Gabriel Garcia Marquez nuk ka bërë jetën e një përtaci përkundër lëngimit nga kanceri. Nobelisti i famshëm kolumbian ka shkruar që: “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, por ajo që të kujtohet dhe si e kujton atë për të rrëfyer për të”.

Përmbajtja e romanit, ka të bëjë me ëndrrat e një plaku për dashurinë dhe dhembjen, për bilancin jetësor dhe për hidhësinë e përditshmërisë.

Një ditë plaku paralajmëron: “Në vitin kur të mbush 90 vjet, do të dëshiroja t’i dhuroja vetes një natë me dashuri të çmendur, me një vajzë, e cila do të ishte ende e virgjër”. Malli i zjarrtë i plakut bëhet realitet, një mikeshë ia gjen atij një virgjëreshë, me të cilën ai dashurohet çmendurisht. Por, nga ëndrra erotike s’del gjë, as nga nata e dëshiruar. Plaku kalon disa net me vajzën e virgjër. Asgjë nuk ndodh. Përveç dashurisë platonike.

Ai e shikon Delgadinën (kështu quhet vajza) duke fjetur. Nuk e prek. Plakut i pëlqen ta shikojë vajzën ashtu, në gjumë. Këto çaste të qeta i shërbejnë plakut të mendojë për jetën e tij dhe përvojat erotike, të cilat nuk kanë qenë të varfëra. Për 90 vjet ai ka përfunduar në shtrat me gjithsejt 514 prostituta, të cilat i ka paguar gjithmonë. Romani është një lloj ditari, ku plaku, i cili para se të dilte në pension ka qenë mësues i gramatikës spanjolle dhe i latinishtes, ka mbajtur shënime për përjetimet e tij erotike me emrat e partnereve, kohën, vendin dhe rrethanat e veçanta. Ndërsa shikon vajzën duke fjetur, plaku arrin në përfundim se “seksi është vetëm ngushëllim kur nuk të përqafon dashuria”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej