Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryesia e PD-s voton unanimisht për djegien e mandateve, Basha i përgjigjet ambasadës së SHBA-së

Nga Klodiana 0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, u shpreh se është miratuar me votë unanime vendimi i Grupit Parlamentar të PD-së për djegien e mandateve të deputetëve.

“Me votë unanime u miratua vendimi parlamentar i Partisë Demokratike për djegien e mandateve.”- tha Basha.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për deklaratën e Ambasadës Amerikane ku shprehej që kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë, Basha tha se nuk komenton deklaratat e ndërkombëtarëve.

“Unë nuk komentoj kurrë asnjë deklaratë të përfaqësive të huaja në Tiranë. Por, dua tua them qartë dhe shkoqur se për mua dhe PD nuk ka frymëzim më të madh se SHBA dhe demokracia amerikane. Në veçanti veçoj Presidentin Lincoln dhe dua ta citoj: “Se ky komb nën Zot do ketë lindje të re, qeverisja e njerëzve nga njerëzit për njerëzit nuk do të zhduket nga ky dhe.”- përmbylli Basha.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej