Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kryeministri Rama ndan lejet e legalizimeve në Kukës

Nga Klodiana 0

Kryeministri Edi Rama ka shpërndar ditën e sotme lejet e legalizimit për banorët e Kukësit.

Rama e cilësoi gjithë procesin e legalizimeve një investim për të gjithë qytetarët në Shqipëri që e kanë përfituar atë.

Sipas kryeministrit, vërtetohet nga fakti se deri më sot janë kryer nga qeveria e majtë 130 mijë legalizime, nga të cilat thuajse 95 përqind kanë qenë banesa.

Rama u tha se procesi i legalizimit sot bëhet falas, ndërsa më parë ai i kushtonte shtetit dhe  qytetarëve shumë para për buxhetin dhe ekonominë familjare.

“Banesat e legalizuara janë një kapital i zhbllokuar për çdo familje për shkak se njihen edhe nga bankat”, tha Rama.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej