Ka than' i moçmi: 

"E çka duhet me ba ma tepër për me kenë shqiptar?!"

Dom Ndre Zadeja

Kriza politike/ Ambasadori Donald Lu takohet me Majlinda Bregun

Nga Skenderi 0

Ambasadori amerikan Donald Lu, u takua sot me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu  për të diskutuar rreth mundësive për zgjidhjen e krizës politike. Duket se takimi me deputetë të PD-së, është një farë shmangjeje që ambasadori amerikan poi  bën kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha, i cili vazhdon t’i qëndrojë  ngujimit në çadër.

Një natë më parë, Majlinda Bregu deklaroi në media se shpreson që negociatori David McAllister, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, të ndihmojë arritjen e një kompromisi mes mazhorancës dhe opozitës. McAllister mbërrin të hënën më 24 prill në Tiranë ku do të ketë takime të ngjeshura me të gjithë përfaqësuesit e politikës, në mazhorancë dhe opozitë. Takimet pritet të nisin rreth prës 17: 00 për të vazhduar deri në orët e vona të së hënës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej