Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Krishtlindja/ Veliaj: Të ndihmojmë këdo në vështirësi

Nga Skenderi 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ururar me rastin e Krishtlindjeve të gjithë besimtarët e krishterë dhe qytetarët e Tiranës për më shumë mirëkuptim dhe dashuri.

“Gëzuar Krishtlindjen. Lindjen e një foshnje në skamje që ndryshoi botën! Le të jemi të pastër si fëmijët e të ndihmojmë këdo në vështirësi”, thekson Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj zgjodhi një takim me fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” për të ndarë urimin për një shoqëri më solidare ndaj të gjithë atyre personave që kanë më shumë nevojë.

Në mesazhin e tij, Veliaj shprehet se  “me dashurinë  që sjellin Krishtlindjet dhe festat e Viti i Ri, çdokush mund të jetë një qytetar më i mirë dhe mund të bëjë një gjest fantastik, për të qenë një qytetar i denjë”.

Kryetari i Bashkisë ftoi të gjithë ata të cilët gjenden në pamundësi ekonomike, që të festojnë në një nga qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës. “Gëzuar! Ne i hapëm dhuratat me fëmijët më special të Tiranës. Këtë javë festo në një nga qendrat sociale, bëj dikë të lumtur “, tha Veliaj.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej