Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Kotzias: Tiranës i kemi rekomanduar të ulë tonet nacionaliste

Nga Skenderi 0

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, gjatë një konference të Lëvizjes së Ideve dhe Praktikave, drejtues i të cilës është ai vetë, ka deklaruar se përsa i përket Shqipërisë, Athina i ka rekomanduar Tiranës që të ulë tonet dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.

Kemi vënë re shfaqjen e një nacionalizmi të fuqishëm nga ana e një pakice të elitës politike në Shqipëri. Edhe kundërshtimi i tyre për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit Anastas është një tregues i këtij nacionalizmi”, ka deklaruar Kotzias.

I pyetur nga gazetarët për intervistën e kryeministrit shqiptar për televizionin SKAI dhe konkretisht për shfrytëzimin e rezervave natyrore në detin Jon, ai ka dhënë përgjigje vetëm për pjesën, kur kryeministri Rama ka shpjeguar anullimin e marrëveshjes për detin nga Gjykata Kushtetuese.

Deklaratat e Ramës ishin një përpjekje e tij që të kërkonte ndjesë, nëse apelimi në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për marrëveshjen e detit u bë ose jo me ndërhyrjen e Turqisë, siç e ka akuzuar edhe Sali Berisha. Është një çështje e brendshme në jetën parlamentare të Shqipërisë ky sqarim që bëri zoti Rama. Është çështje e tyre e brendshme. E tha Berisha që ai veproi me urdhër të një vendi të tretë, unë s’kam çfarë të them. Është problemi i tyre”, ka thënë Kotzias.

Kotzias ka thënë gjithashtu nga podiumi i konferencës që në janar në Shqipëri fillon fushata elektorale dhe se rekomandimi që i është dhënë Tiranës nga Athina është që të izolojë sa më shumë zërat nacionalistë.

Përveç respektimit të traktateve ndërkombëtare për minoritetin i kemi thënë Tiranës që për t’u integruar në familjen europiane duhet të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin politik”, ka shtuar Kotzias.

/top-channel.tv/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>