Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Kodheli: Shqipëria do ngrejë qendër Ekselence të NATO-s

Nga Skenderi 0

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli po merr pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM) që po zhvillohet në Romë.

Përveç të ardhmes së SEDM në këtë ministerial, ministrat e Mbrojtjes pritet të diskutojnë mbi problematikat jo vetëm të sigurisë me të cilat përballen sot vendet anëtare, si kriza e refugjatëve, lufta kundër terrorizmit, rritja ekonomike, zhvillimet sociale etj.

Në kuadër të diskutimeve mbi luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ministrja Kodheli pritet të sjellë në vëmendjen e pjesëmarrësve përpjekjet e Shqipërisë për të ngritur në vendin tonë Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Gjithashtu gjatë punimeve të këtij ministeriali, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologët e saj të vendeve anëtare të SEDM.

Takimi i Ministrave të Mbrojtjes të Evropës Juglindore (Southeastern European Defense Ministerial, SEDM) është një iniciativë rajonale e krijuar në Tiranë në vitin 1996 dhe paraqet një proces të bashkëpunimit midis ministrive të Mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore për të ruajtur paqen dhe sigurinë në rajon.

Në këtë iniciativë rajonale marrin pjesë pesëmbëdhjetë shtete anëtarë dhe një shtet vëzhgues.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>