Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës: 217.142 milion lekë dëm shtetit

Nga Klodiana 0

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka rekomanduar 50 masa organizative, 35 masa për shpërblim dëmi dhe 21 masa disiplinore, si dhe me shkresën nr. 415/21, datë 2.11.2016 i ka përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, kallëzimin penal ndaj Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD, z. G.Sh, me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Nga auditimi i KLSH ka rezultuar që APD dhe Buxhetit të Shtetit i është shkaktuar një dëm total ekonomik në vlerën 217,142 mijë lekë, një efekt financiar negativ në vlerën 169,432 mijë lekë, dhe një mospërmbushje e detyrimeve koncensionare për investime në vlerën rreth 6.6 miliard lekë.

 

KLSH do të publikojë në web materialet e plota në lidhje me auditimin e zhvilluar në APD.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>