Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

KLD, hetim për gjyqtaren e Elbasanit Pajtime Fetahu

Nga Klodiana 0

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar  nga detyra gjykataren e Elbasanit Pajtime Fetahu.

KLD bën me dije se hetimi ndaj saj ka nisur më 3 shkurt të këtij viti, pas denoncimit në një emision investigativ.

Sipas KLD-së, një qytetar në vitin 2016, ka zhvilluar disa biseda me një punonjës policie, nga “përmbajtja e të cilave ngrihen dyshime se gjyqtarja Pajtime Fetahu ka kryer akte dhe sjellje që diskretidojnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale. Konkretisht, ngrihen dyshime se ajo ka dhënë vendim kundrejt marrjes së parave. Nga përmbajtja e bisedës, ngrihen dyshime se gjyqtarja Pajtime Fetahu pranon se ka patur dhe ka pranuar të ketë ndërhyrje të papërshtatshme për zgjidhjen e çështjes gjyqësor”, thuhet në dokumentin e KLD-së.

Hetimi disiplinor dhe raporti përfundimtar pritet të kryhet brenda një muaji.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>