Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët zbresin prej pellazgëve. Kush mendon ndryshe, në qoftë i huaj është gomar, në qoftë shqiptar është tradhëtar".

                                                                                        -Faik Konica

Kim Mehmeti: Kryeministri i Shqipërisë një piktor të parealizuar… (film)

Nga 27.al 0

Nga Kim Mehmeti

Siç duket Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur të mos tërhiqet dhe ta shembë godinën e tanishme të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe, siç thotë ai, mbi gërmadhat e së shkuarës, të ngrihet teatri i ri! Ku ta dish, mbase është e pamundur që, një piktor të parealizuar siç është ai, ta bindësh se godina e Teatrit Kombëtar nuk janë muret që ai ka, e as vetëm skena ku aktorët i kanë jetuar ëndrrat e tyre artistike, por ajo godinë është kalendari, ku janë shënuar ditët e lavdishme të kulturës sonë, si dhe pasqyrë, ku shihen fytyrat e atyre që lartësuan kullën shqiptare të artit skenik!

Po pra, siç duket ne presim të pamundurën nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë: që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonin të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte mbëmendjen, por harresën! Kështu shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lloj rrënimi i mbëmendjes dhe i kujtesës sonë, siç është edhe shlyerje e begatisë së formës artistike që është realizuar në skenën e tij!

Teatri Kombetar

Kim Mehmeti: “Siç duket Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur të mos tërhiqet dhe ta shembë godinën e tanishme të Teatrit Kombëtarë në Tiranë dhe, siç thotë ai, mbi gërmadhat e së shkuarës, të ngrihet teatri i ri! Ku ta dish, mbase është e pamundur që, një piktor të parealizuar siç është ai, ta bindësh se godina e Teatrit Kombëtarë nuk janë muret që ai ka, e as vetëm skena ku aktorët i kanë jetuar ëndrrat e tyre artistike, por ajo godinë është kalendari ku janë shënuar ditët e lavdishme të kulturës sonë, si dhe pasqyrë, ku shihen fytyrat e atyre që lartësuan kullën shqiptare të artit skenik! Po pra, siç duket ne presim të pamundurën nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë : që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonin të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte mbëmendjen, por harresën! Kështu shembja e godinës së Teatrit Kombëtarë është një lloj rrënimi i mbëmendjes dhe i kujtesës sonë, siç është edhe shlyerje e begatisë së formës artistike që është realizuar në skenën e tij!”

Posted by Kim Mehmeti on Thursday, April 26, 2018

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej