Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Këshilli i Europës: Arsyet përse rrëzuam tre kandidaturat e Ramës

Nga Rexhina Biba 0

Zbulohen arsyet përse Këshilli i Evropës rrëzoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria shqiptare për një vend në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Zyrtarisht KiE sqaron se refuzimi i kandidaturave të Sokol Berberit, Ina Ramës dhe Gent Ibrahimit është bërë pasi është vënë re se procedurat e përzgjedhjet së tyre në Shqipëri nuk janë në përputhje me standardet e kërkuara nga Asambleja dhe Këshilli i Ministrave të BE-së.

RAPORTI

Në praktikë Këshilli i Europës mund ti rrëzojë kandidaturat për dy arsye: procedurat e brendshme të përzgjedhjes së tre kandidaturave nuk kanë qenë të ndershme dhe transparente; kandidaturat nuk plotësojnë aftësitë profesionale apo të integritetit.

Qeveria shqiptare përzgjodhi tre kandidatët për postin e anëtarit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Komisioni përzgjedhës i përbërë nga konstitucionalistë dhe ekspertëve ligjorë vendosi të përzgjedhte kandidaturën e Sokol Berberit, aktualisht anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryeprokurores Ina Rama, si dhe ekspertit të Reformës në Drejtësi, Gent Ibrahimi.

Nga tre emrat e propozuar nga qeveria shqiptare do të përzgjidhej një kandidat, i cili do të zëvendësonte gjyqtarin aktual shqiptar, Ledi Bianku.

Gjyqtarët shqiptarë që emërohen në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut shqyrtojnë kryesisht ankimimet e qytetarëve shqiptarë, që kërkojnë të drejtën e tyre për çështjet pronësore, pasi u është mohuar e drejta në shkallët e gjyqësorit vendës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej