Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Këngëtari italian e quan m…, Ermal Meta ka një përgjigje për të

Nga Media 0

Duket se sa më shumë famë fiton dikush aq më e vështirë bëhet rruga drejt suksesit. Më tepër se “lufta e ndershme” bazuar në talent, shqetësuese janë komentet negative personale.
Këtë herë “viktimë” e sharjeve ka qenë këngëtari Ermal Meta. Marco Castoldi, i njohur si Morgan, është indinjuar që nuk i kanë pranuar këngën e tij në Sanremo, festival ku prezenca e Metës është konfirmuar.
Morgan e ka quajtur këngëtarin shqiptar “Ermal Merdal” dhe “Meta si Metadon” (lloj droge për të luftuar varësinë ndaj heroinës).
Aftësitë duhet të shpërblehen, kur ju shikoni një juri që të shpërblen me m*t, atëherë nuk është mirë. Kjo është ajo që i thashë Baglionit: ai ka refuzuar këngën time, por nuk ka marrë as Tenco-n e as Rodrigo-n, ai zgjodhi Fachinetti-n, Alessandra-n, Annalisa, kush është ai? Ndoshta kënga ime nuk është më e mira, por a është e Endrigo-s dhe Gino Pioli-t? Kush është aty? Fachinetti! Fabrizio Moro! Kjo është pra, Sanremo i Baglioni-t fton Fabrizio Moro-n, i cili më pas qëndron me Ermal Merdal, dmth Meta si Metadoni!”, u shpreh Morgan gjatë intervistës. Ermal Meta ka vendour të lerë talentin e tij të flasë, ndërsa është shprehur se është krenar për atë që është, çfarëdo që e quan.“Për Morgan! Shpresoj të jesh krenar për njeriun që je. Unë për vete jam edhe kur ti më quan “merdal” ose “metadon”. Por, ama unë nuk kuptoj, pse nuk jam ekspert në asnjërën prej këtyre gjërave!”, shkruan Meta, i cili me shumë delikatesë cinike i kujton varësitë ndaj drogës dhe jo vetëm eskentrikut Morgan.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej