Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

KE rekomandon hapjen e negociatave BE-Shqipëri

Nga Media 0

 

Hahn: Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm pozitiv në drejtim të reformave, presim edhe ligjin e  vetingut

Komisioni Europian rekomandoi sot hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë duke e kushtëzuar me ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.

Komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Bisedimet për Zgjerimin Johannes Hahn tha se reforma në drejtësi e vettingu janë thelbësore për hapjen e negociatave.

Johanes Hahn: Shqipëria ka shënuar hapa progresivë përsa i përket të gjitha rekomandimeve që ne kemi parashtruar për procesin e hapjen e negociatva. Sa i përket hapave të rëndësishëm në reformën e drejtësisë dhe në ngritjen e institucioneve të reja, të cilat do të kenë një ndikim të madh në uljen e korrupsionit, dekrimianlizimin por edhe në shkëputjen e drejtësisë nga politika. Duhet të shohim edhe ligjin e Vettingut, impelemntimi i saktë i kësaj reforme do të shënonte edhe rezultate konkrete. Ky progress i Shqipërisë duhet të mbështetet nga të gjithë liderët e BE.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>