Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Juventusi shpartallon Udinezen me 10 lojtarë dhe VAR të fikur (film)

Nga Klodiana 0

Juventusi ka arritur një fitore të madhe në transfertë ndaj Udinezes duke triumfuar me shifrat e thella 2-6. Bardhezinjtë luajtën për rreth 65 minuta me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Manxukiç në minutën e 26, por kjo nuk i ndali të besuarit e Alegrit për të luftuar për tre pikët.

Udineze kaloi në avantazh në minutën e 8 me anë të Perika, por Samir shkaktoi autogol në minutën e 14 dhe shifrat u barazuan. Në minutën e 20 Kedira përmbysi rezultatin, i cili u barazua sërish me golin e Danilos në minutën e 47. Në të 52-tën Rugano shënoi golin e tretë për Juventusin, ndërsa Kedira shënoi dy gola të tjerë në minutat 59 dhe 87. Në të 90-n ishte Pjaniç që vulosi fatin e këtij takimi.

Pas kësaj ndeshjeje, Juventusi ngjitet në kuotën e 22 pikëve duke mbajtur vendin e 3-të në renditje, vetëm 1 pikë larg Interit të vendit të dytë dhe 3 pikë larg Napolit kryesues. /PanoramaSport/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej