Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Ja VIP-at që mbollën pemë në ditën e Shën Valentinit (foto)

Nga Klodiana 0

“Këtë vit mos këput asgjë për dashurinë, më mirë hidh rrënjët dhe shih të rritet ndër vite…”, nën këtë moto dhjetëra çifte të reja në kryeqytet iu bashkuan në Ditën e të Dashuruarve nismës së Bashkisë së Tiranës duke mbjellë 200 pemë të reja.

Mes çifteve që zgjodhën të përjetësojnë dashurinë e tyre në 14 Shkurt ishin edhe emrat e njohur të skenës dhe të ekranit, si këngëtarët Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, Fotinia dhe Danieli, Venera Lumani dhe Lindi Islami, Ermira Causholli dhe bashkëshorti i saj Arditi, të cilët së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj, mbollën nga një pemë tek Kopshti i të Dashuruarve në Farkë.

“Jam shumë i lumtur sot që, në këtë ditë fantastike, na u bashkuan disa nga të dashuruarit më simpatikë dhe më të mirë të qytetit. Ndaj jam i kënaqur që miqtë e mi më të mirë mbollën sot pemë. Unë besoj se kush është artist i mirë është edhe qytetar i mirë”, tha Veliaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej