Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Itali, iu gjetën 200 mijë € kokainë në makinë, arrestohet shqiptari

Nga Klodiana 0

Policia italiane ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi u kap me 1 kilogramë kokainë të pastër.

Arrestimi i tij erdhi pas një kontrolli rutinë të policisë rrugore, ku pasi 24-vjeçari tregoi nervozizëm, policia bëri një kontroll më të imtësishëm të automjetit me të cilin po udhëtonte i riu shqiptar.

Droga ishte fshehur në motorin e makinës, në një kuti të bërë posaçërisht nga i riu shqiptar për fshehjen e lëndës narkotike.

Sipas medieve italiane, në tregun klandestin sasia e kokainës së sekuestruar do të kishte dhënë më shumë se sa pesë mijë doza, ndërsa vlera e saj llogaritet në rreth 200 mijë euro.

http://shqiptarja.com/home/1/italiiu-gjeten-200-mije–euro–kokaine–ne-makine-arrestohet-shqiptari-457659.html?pos_2

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej