Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali – Ancona/ Tragjedi në një diskotekë 6 të vdekur dhe mbi 100 të lënduar (film)

Nga 27.al 0

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Ancona në një diskotekë tejet të populluar, ku po jepte koncert reperi Sfera Ebbasta. Në çastin e tragjedisë në diskotekën “Lanterna azzurra” mendohet të kenë qenë mbi 100 persona, të cilët janë përfshirë nga frika. Shkak i panikut mendohet të ketë qenë përdorimi nga një vajzë i një spray djegës nga ato për vetëmbrojtje.

Dalja ka qenë e mbyllur dhe gjindja ka shtypur njëri-tjetrin. Pesë të rinj dhe një grua (një nënë që po shoqëronte të bijën në këtë koncert) kanë vdekur, teksa kërkonin të gjenin daljen dhe janë shtypur nga të tjerët.

Në vendngjarje ka mbërritur kuestori i Ancona-s, Oreste Capocasa. Post të vdekurve 12 persona rezultojnë të plagosur rëndë, disa prej tyre në rrezik për jetën.

https://video.repubblica.it/cronaca/ancona-panico-in-discoteca-i-soccorsi-dei-vigili-del-fuoco/321847/322472?ref=RHPPTP-BL-I0-C12-P1-S1.12-T2

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej