Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Ish-Presidenti Moisiu: Fund ndryshimeve të Kodit para zgjedhjeve

Nga Rexhina Biba 0

 

Ish-Presidenti Alfred Moisiu hedh kritika mbi ndryshimet që pritet të bëhen pak muaj para zgjedhjeve në Kodin Zgjedhor.
Moisiu në një takim të organizuar për reformën zgjedhore, kërkoi që t’i jepej fund praktikës së ndryshimeve të Kodit pa u konsultuar mirë.
 
“Ende nuk e dimë nëse do të kemi në kohë një kod të përshtatshëm. Morëm vesh që do të jetë gati në dhjetor, por ku ka mungesë kohe, bëhen riparime jo të plota të Kodit Zgjedhor. Jemi i vetmi vend që pothuajse para çdo zgjedhje jemi marrë me Kodin dhe asnjëherë nuk kemi arritur atë që duhet”, u shpreh Moisiu.
 
Ish-Presidenti pati një kërkesë edhe për OSBE/ODIHR, ku u shpreh që ata të mos bëjnë më vërejtje dhe sygjerime, por të punojnë me specialistët tanë për një kod zgjedhor të nivelit europian.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej