Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Indinjata e nënës së Marvi Mihalit: Djali im tretet nën dhe, vrasësit pushime në Greqi (film)

Nga Media 0

Prindërit e Marvi Mihalit kanë folur për mediat pas procesit gjyqësor për djalin e tyre, që u vra në korrik të 2017 për një karikues telefoni. Fatmira Mihali tha se njëri prej të rinjve të akuzuar për vrasjen, Eugen Bitraj ka marrë dënim më të lehtë.

Nuk e di, ky gjyq është për të bërë drejtësi për Marvi Mihalin apo t’i lehtësuar. Prokurori tha se Eugen Bitraj dënohet me 18 vite sepse ka lehtësi për shkak se është dorëzuar. Nuk është dorëzuar, e nxori ai Artan Lulaj. E nxori ai, ishte brenda. Siç ikën dy të tjerët dhe po bëjnë pushime në ishujt e Greqisë. Ndërsa djali im po tretet në dhe. Jam e prekur nga shpifje të tilla. Ja thershin djalin në burg, dhe ta shikojnë a bëjnë dot pazare, ka çmim për gjakun për e fëmijëve të tyre. E provofshin në kurrizin e tyre dhimbjen e madhe që po përjetoj unë”, thotë Fatmira Mihali.

Nëna e të riut akuzoi drejtorin e policisë gjyqsore se ka intimiduar dëshmitarët.

Ajo tha se do vendosë drejtësinë me çdo kusht: “Është vrasje me paramendim në bashkëpunim. Jo vetëm që e vranë, jo vetëm që nuk u dorëzuan në polici. Të gjithë dëshmitarët janë intimiduar nga oficieri i policisë gjyqësor. Nuk do ndalojmë për asnjë minuta. Deri sot kemi thënë që do presim drejtësinë, por drejtësinë do ta vendosh me çdo kusht derisa të kem frymë. Boll i kam duruar baballarët e kriminelëve duke më prekur, më parë. Nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe tani vijnë aty shpifin dhe gënjejnë.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej