Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Idrizi sjell një thes me para, Flamurtari fiton në Durrës

Nga 27-shi 0

Më në fund, duket se po përfundon historia e pagave të papaguara tek skuadra e Flamurtarit. Sot është bërë me dije, se do të shluhen menjëherë të gjithë muajt e prapambetur për futbollistët dhe stafin e tyre, madje sipas informacioneve të fundit edhe futbollistët që u larguan, një prej tyre ishte edhe kroati Bushiç, do të kthehen sërish në Vlorë. Ndërsa Flamurtari në fushë ka fituar 1-2, megjithëse në një transfertë të vështirë, siç është ajo e Durrësit. Teuta është e para që kaloi në avantazh me anë të Ribajt, pas një hutimi të dy mbrojtësve të qendrës, Kuqi dhe Berisha.

Por “djemtë e detit”, sërish nuk mundën ta mbajnë avantazhin, duke pësuar fillimisht nga Ivan Galiç, në të 70’ dhe 11 minuta më pas është Telushi që shënon nga një kënd zero, pas një gafe të portjerit Moçka, i cili e drejton topin për në rrjetën e portës së tij. Durrsakët mbeten në një pozitë shumë të vështirë në fund të tabelës së klasifikimit dhe kanë pas vetëm Korabin, që u mund 3-0 në “Loro Boriçi”. Dibranët vazhdojnë ritin e tyre të zakonshëm, të shpërdorojnë çdo mundësi që u jepet, ndërsa Vllaznia është qartësuar dhe shënoi fillimisht me anë të Shtubinës, në të 23’, më pas Bardulla në të 75’ dhe në të 91’ vjen edhe rradha e Tafilit për të trefishuar avantazhin.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>