Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Helmohen 7 nxënës në Paskuqan, ende të paqarta shkaqet

Nga Ejona 0

Shtatë nxënës të një shkollë 9-vjeçare në Paskuqan janë dërguar menjëherë në QSUT, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore në klasë.

Për këtë problem jepen tre shpjegime për shkaqet e ngjarjes. 

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka deklaruar se nxënëset janë helmuar pasi në ambjentet e shkollës “Jashar Hoxha” është hedhur gaz. 

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani deklaron se nxënëset kanë përfunduar në spital, sepse janë droguar.

Një tjetër shkak mendohet se nxënëset të jenë helmuar, pasi pastruesja ka larë mesoret e shkollës me acid.

Në shkollë kanë mbërritur punonjës të shëndetësisë për të kontrolluar nivelin e acidit të përdorur.

Mësohet se nxënëset pas mjekimeve të marra nga stafi mjekësor i QSUT janë dërguar në shtëpi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej