Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Harta e vendeve me rrezikshmëri më të lartë/ Shqipëria nuk është pjesë e saj

Nga Ejona 0

Shqipëria nuk është pjesë e hartës së vendeve me rrezikshmëri të lartë për vizitorët

Sipas një harte të Daily Mail tregohet niveli i rrezikut me të cilin përballen turistët nëse vizitojnë këto destinacione. Ndër vendet me rrezikshmëri më të lartë në botë janë renditur Siria, Afganistani, Jemeni dhe Timbuktu.

Përpos vendeve që akoma janë në luftë, pjesë e vendeve me rrezikshmëri shumë të lartë janë edhe Meksika, Kolumbia, Pakistani e Egjipti. Destinacionet ku nuk ka pothujase fare rrezik janë vendet skandinave, Norvegji, Finlandë, Suedi, Islanda, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Në hartë, vendet me të kuqe të errët tregojnë vendet me rrezikshmëri më të lartë, sa më e zbehtë të jetë ngjyra aq më pak i rrezikshëm është një vend.

Shqipëria hyn tek vendet me rrezikshmëri të ulët, ndërsa Kosova paraqitet në hartë me ngjyrë portokalli që tregon vende me rrezikshmëri mesatare.

harta2

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>