Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

“Hakmarrja për Drejtësi”, Orik Shyti: Akuzat nga Berisha? Ka për ta paguar

Nga Klodiana 0

Orik dhe Laert Shyti, të akuzuar si kokat e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. Ata kanë deklaruar se gjykata njohu ligjërisht pafajësinë e tyre, ndërsa akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha që akuzat ishin të sajuara prej tij.

Nuk jemi ndjerë kurrë fajtorë, por sot jemi edhe ligjërisht të pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura djallëzisht dhe të mbrojtura egërsisht nga Sali Berisha. Vendosmëria e tij për të na dënuar kishte rëndësi për të. Njëra nga arsyet, pse donte të na dënonte është e provuar. Ajo ka të bëjë me përpjekjet për të fshehur krimin që kishte kryer ndaj nesh. Për arsyet e tjera nuk duam të hamendësojmë”, shkruajnë në këtë letër, Orik dhe Laert Shyti.

Ata kanë një mesazh edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha duke i kujtuar se do ta paguajë personalisht për atë që ka bërë ndaj tyre.

Tani që falë vullnetit të SHBA dhe BE, shteti po çlirohet do bëjmë ato që ligji parashikon dhe do t’ia arrijmë që Saliu të paguaj personalisht. Me shërbëtorët që ka përdorur për të krijuar prova të rreme le ta zgjidhë vetë.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej