Ka than' i moçmi: 

Kjoft mallku ai bir shqyptari qi ket gjuhë t'perëndisë trashëgim q'ia la i pari trashëgim s'ia len ai f'misë."

- At Gjergj Fishta

Guri në ishullin grek që flet shqip: Nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret

Nga Media 0

Pllaka e gurit në ishullin grek të Lemnosit i përket shekullit të VI.p.e.r. dhe është dëshifruar nga studiuesi Muharrem Abazaj 

“Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”, ky ështëb teksti mbi pllakën e gurit që gjendet në ishullin grek të Lemnosit. Datohet në shek VI. p.e.r.  dhe është bërë objekt deshifrimi nga shumë studiues, midis të cilëve edhe Nermini Vlora (Falasci). Ajo ka arritur të deshifrojë një pjesë të mirë të shkrimit por, siç thotë ajo, nuk e vazhdoi më tej për mungesë të njohjes thellë të gjuhës shqipe.

Duke punuar mjaft me këtë mbishkrim, studiuesi Muharrem Abazaj arriti të identifikojë aty shumë nga ato fjalëza njërrokëshe pellazge, identike ose të përqasura me ato fjalë shqipe që kishte dalluar tek toponimet. Përmbajtja e këtij mbishkrimi është një një histori e dhimbshme e lidhur me pronën, me tokën. Pronarët legjitim të tokës i përgjigjen në këtë mënyrë zaptuesit të tokës së tyre: “Ne nuk largohemi nga toka jonë, me këtë rrojmë, këtu hapim varret”. Dhe ajo është dorëzuar me vet dorëzimin e jetës së tyre. Edhe portreti në gurin e mbishkrimit si dhe thika përbri tij, flasin qartë për këtë përmbajtje. Deshifrimi i këtij mbishkrimi me anën e shqipes, tregon në mënyrën më të plotë për lidhjen e pellazgjishtes me shqipen.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>