Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Greqi/ Policia greke poshtëron 5 fëmijë sirianë

Nga Rexhina Biba 0

“Amnesty International” ka kërkuar nga organet greke hetimin e menjëhershëm të një rasti të poshtërimit të 5 fëmijëve refugjatë nga Siria, në rajonin policor të Omonias në Athinë.

Javën e kaluar nje grup policësh kanë gjetur në rrugë 5 fëmijë të moshës 12 deri në 16 vjeç nga Siria, të cilët mbanin në duar armë lodre të blera për një shfaqe teatrale me temë luftën në atëdheun e tyre.

Duke dyshuar se mos i kishin vjedhur armët lodra, policët i kanë marrë fëmijët në rajon, ku i kanë mbajtur për 7 orë vetëm për një verifikim të thjeshtë, u kanë kërkuar të zhvishen dhe ata që kanë refuzuar i kanë goditur.

Prindërit, të cilët pasi kanë mësuar ngjarjen kanë njoftuar avokatët, që kanë hapur një proces gjyqësor.

Sipas kreut të organizmit europian, nëse vërtetohet që poshtërimi është kryer edhe për motive raciste, policët grekë duhet të dënohen për shkelje të të drejtave të njeriut.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej