Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Gliko Shalqini

Nga Skenderi 0

 

PËRBËRSIT:

1 kg lëkura shalqini

1 kg sheqer

2 gota ujë

rreth 100 gr gëlqere

gjethe barbaroze

PËRGATITJA:

Për këtë përgatitje siç e dimë duhen lëkurat e trasha të shalqinit.

I qëroni nga ndonjë pjesë e kuqe që ka ngelur dhe lëkura e jashtëme. Pritini në format që dëshironi më shumë si psh, yllë, zemra, trekëndësha ose kubik dhe vendosini në ujë të bollshëm të përziere me gëlqere për rreth 1  deri 2 orë.

Kalojë kjo kohë, kullojini dhe shpërlahini sa më mirë dhe vendosini në një tenxhere të bollshëme me sheqerin dhe 2 gota ujë.

Lëreni të vlojë në zjarrë të avashët derisa lëngu që lëshojnë lëkurat dhe uji të jenë trashur dhe glikoja të jete gati.

Për aromë mund ti hidhni barbarozë ose karafil.

Lëreni të ftohet dhe ruajeni në frigorifer.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>