Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Gjyqtari Sino ndërpret ndeshjen dhe bën xhonglime me topin, sherr në tribunë

Nga Media 0

Luftëtari ndihet i braktisur nga tifozët, ndërsa Lushnja, edhe pse në pozita jo të mira, arrin të mbështetet fuqishëm në transfertë. Megjithatë, dje grupimi i ultrasve lushnjarë, “Delegatët”, janë bërë protagonistë në stadiumin “Gjirokastra” me fyerje të vazhdueshme të gjyqtarit kryesor, Emirjon Sino. Ky i fundit, pasi i duroi për një kohë të gjatë, vendosi të ndërpresë ndeshjen për 4 minuta.

NDËRPRERJA – Në minutën e 72-të, Sino ndërpret lojën dhe thërret kapitenin Sefa, duke i kërkuar të qetësojë tifozët, të cilët po shanin në kor arbitrin fierak. Sulmuesi nuk pranon që të shkojë tek ultrasit lushnjarë dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment Sino dhuron “show” në pritje të qetësimit të tifozërisë, teksa bën xhonglime me topin. Te tifozët shkon sulmuesi Canka, ndërsa pas ndërhyrjes së delegatit Zajmi, më pas loja rifillon normalisht.

SHERRI – Sikur të mos mjaftojnë tifozët, edhe drejtuesit lushnjarë në tribunën VIP lëshojnë fyerje ndaj arbitrit Sino. Përfaqësuesit e klubit mik u konfrontuan edhe me disa tifozë gjirokastritë që ndodheshin në tribunën qendrore, por ndërhyri menjëherë policia.

PORTIERI – Në minutën e 79-të, portieri i Lushnjës, Mikel Spaho, bëri një veprim të çuditshëm. Ai u kërkoi sprajtin (ftohësen) mjekëve të Luftëtarit, që në atë moment ishin në fushë pas dëmtimit të Aleksit. Pasi u merr sprajtin, nis ta përdorë në pjesën e barkut. Si duket 35-vjeçari është dëmtuar në momentin e përplasjes me shtyllën pingule.

/Panorama.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej