Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Francë/ Autobusi me nxënës ndahet më dysh, tre persona humbin jetën

Nga Klodiana 0

Tre persona kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur pasi autobusi i shkollës me të cilin udhëtonin është “ndarë më dysh” kur u godit nga një tren në Millas të Francës.

Media franceze raporton se të paktën 3 kanë vdekur dhe 7 janë në gjendje serioze për jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar plagë më të lehta. Të gjithë viktimat ndodheshin në bordin e autobusit.

Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur, siç raporton “France Bleu”.

Autobusi po transportonte fëmijët e një shkolle lokale. Ministrja franceze e Transportit, Elisabeth Borne ofroi ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre pas aksidentit. Duke shkruar në “Twitter”, ajo tha se “ishte një incident i tmerrshëm”, duke shtuar se “shërbimet shtetërore të lehtësimit janë tërësisht të mobilizuara”.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej