Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Foto e vitit 1880/ Familje shqiptare në Korfuz

Nga Media 0

“Familje shqiptare në Korfuz”, është e shkruar në gjuhën greke dhe i përket vitit 1880. Fotografia është publikuar nga historiani Arben Llalla. Shqiptarët e Korfuzit, janë pjesë e popullsisë shqiptare, e cila jeton në Greqi në mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika.

Ruajtja e gjuhës shqipe nga shqiptarët e Greqisë ka qenë një ndër sfidat kryesore. Bazuar në dokumente e dëshmi, studiuesi Arben Llalla vëren: “Kur u vendosën në fshatrat e rinj në tokën greke pas vitit 1922 allvanosët apo arvanitasit, siç i quajnë shpeshherë grekët shqiptarët që u shpërngulën nga Turqia për në Greqi, nuk kishin marrëdhënie të mira me fshatrat fqinjë që banoheshin nga grekët. Ata nuk merrnin dhe as jepnin nuse me njeri-tjetrin. Të moshuarit kujtojnë që kur thirreshin në shkollë nga mësuesit për ecurinë e fëmijëve të tyre ata këshilloheshin që mos të flisnin përpara fëmijëve në gjuhën shqipe, por të bisedonin vetëm greqisht. Sipas mësuesve grekë, kjo bëhej për të mirën dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre që vinin nga familjet shqiptare. Shpeshherë fëmijët shqiptarë ziheshin me grushta e dru me fëmijët grekë, kur këta të fundit e quanin gjuhën shqipe gjuhë evgjite apo gjuhë turke.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej