Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Fli e pjekur me saç

Nga Skenderi 0

Përbërësit:

* 2 kg miell,
* 400 gr mazë ose gjalpë,
* 3 dcl ajkë ose kos i trashë,
* kripë, ujë.

Përgatitja

Në enë 5-6 litërshe, hidhen ujë, kripë dhe duke e tundur i shtohet mielli i situr, derisa të gatuhet një brumë më i hollë se i petullave.

Në tepsi të nxehtë, të lyer me yndyrë, hidhet në shirita me xhezve brumi i përgatitur, nga rrethi i tepsisë deri afër mesit. Piqet nën saç,ose në furrë, në temperaturë të lartë,ku vetm  pjesa e sipërme e furrës duhet të jetë në temperaturë të lartë.

Posa të marrë një faqe ngjyrë të verdhë dhe pikla të kafenjta, spërkatet me mazë ose yndyrë të bashkuar me ajkë ose kos dhe gjalpë.

Hidhet përsëri një shtresë brumi tashmë në të njëjtën mënyrë por midis dy rrathëve në vende të zbrazëta.

Piqet, lyhet me mazë për të vazhduar në të njëjtën mënyrë, derisa të harxhohet i tërë brumi.

Pasi të piqet e tëra, sipërfaqja e flisë lyhet mirë me yndyrë dhe tepsia vendoset në prush,mbulohet me saç,ose futet në furrë të kyçur në tërësi,në shkallën e ulët,për t’u pjekur përfundi edhe 15-20 minuta në temperaturë të lartë.

Mund ta shoqërojmë me djathë, kos, turshi, mjaltë etj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej