Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Firma e Ramës për 9 hidrocentralet që shkatërrojnë Valbonën

Nga Media 0

Berisha firmosi lejen zhvillimore për 2 prej HEC-ve mbi luginën e Valbonës bashkë me lejen koncesionare për 9 HEC të tjera, për të cilat nuk pati kohë të japë lejen zhvillimore duke ia lënë në derë qeverisë Rama. Të gjitha detajet e projektit të dy qeverive për rrënimin e perlës së alpeve shqiptare.

Qeveria shqiptare ka firmosur tre kontrata koncensionare për ndërtimin e 11 HEC-ve në Luginën e Valbonës. Dy kontratat e para për ndërtimin e “HEC Valbona” dhe “HEC Dragobia” janë dhënë lejet zhvillimore gjatë qeverisjes së Berishës. Ka dhe një kontratë të tretë, e cila parashikon ndërtimin e nëntë HEC-ve të tjera në Luginën e Valbonës. Për kontratën e tretë qeveria nuk eskavatori-ne-valboneka dhënë ende leje zhvillimore. Kjo është kontrata që do të vërë në provë kryeministrin Rama, i cili e ka në dorë ta firmosë ose jo lejen zhvillimore. Kjo kontratë e tretë do të evidentojë qartë se sa “të pamundur” e ka kryeministri Rama për të shpëtuar Luginën e Valbonës nga shkatërrimi përmes ndërtimit të 11 HEC-ve.

I pyetur për ndërtimin e HEC-ve në Valbonë, pak ditë më parë, kryeministri Rama është shprehur se e ka të pamundur të ndalë ndërtimin e tyre pasi lejet koncesionare janë dhënë nga qeveria Berisha dhe prishja e kontratave  sjell penalitete të papërballueshme financiare për qeverinë. Ky justifikim vlen për dy kontratat e para për ndërtimin e dy HEC-ve, puna për të cilat ka nisur tashmë. Ndërsa për nëntë HEC-e të tjera, kryeministri Rama dhe ministri i Mjedisit Lefter Koka e kanë mundësinë të ndalin masakrën mbi Valbonë duke mos i dhënë leje mjedisore e zhvillimore nëntë HEC-ve që janë parashikuar të ndërtohen në Luginën e Valbonës.

Tri kontrata për shkatërrimin e Valbonës

Kontrata e parë e nënshkruar më datë 29.01.2009, bazuar në V.K.M nr.754, datë 07.11.2007 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Valbona”. Kontrata e firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqëria “TPLANI” sh.p.k. Hidrocentrali “Valbona” do të ndërtohet në lumin e Valbonës, rrethi Tropojës, me këto karakteristika: Kuota e veprës së marrjes 865 m dhe kuota e godinës së centralit 824 m. Fuqia e instaluar 2300 kw ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 11,028,240 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), me vendimin Nr.1, datë 07.04.2012 ka miratuar “Studimin Urbanistik Pjesor, Leje Sheshi dhe Leje Ndërtimi për Hidrocentralin “HEC Valbonë”, Komuna Margegaj, Qarku Kukës.

HEC Dragobia

Kontrata e dytë e nënshkruar më datë 27/07/2009, bazuar mbi V.K.M nr.753, datë 07.11.2007 “Për përcaktimin e Autoritetit Kontraktues për dhënien me konçesion të hidrocentralit Dragobia”.  Kontrata është firmosur nga Genc Ruli në cilësinë e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe shoqëria “Gener 2” sh.p.k. Sipas kontratës, hidrocentrali Dragobia do të ndërtohet në Lumin e Valbonës, rrethi Tropojë, me këto karakteristika:

Kuota e veprës së marrjes: a) Në përroin Çeremit 963 m; b) Në lumin e Valbonës 573 m; c) Në përroin e Matinës 850 m; d) Në përroin e Milloshit 1000 m, ndërsa kuota e godinës së centralit 535 m.

eskavator-valbone1Fuqia e instaluar 22760 kw ndërsa prodhimi vjetor i energjisë 116,014,456 kWh.

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), në datën 08.04.2014 ka miratuar vendimin Nr.6 për miratimin e Lejes Zhvillimore komplekse për ndërtimin e hidrocentralit “Dragobia”, komuna Margegaj, Qarku Kukës.

Kontrata e tretë

E nënshkruar në datën 15.08.2013 nga zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Enno Bozdo dhe shoqëria koncesionare “Valbona Project Company” sh.a.

Më datën 16.08.2013, Këshilli i Ministrave ka nxjerrë vendimin Nr.680 “Mbi miratimin e kontratës së koncesionit, të formës BOT, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës dhe Shoqërisë Valbona Project Company” shpk për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Valbona.

Karakteristikat teknike: Fuqia e instaluar  51040 KW dhe prodhimi vjetor 245 726 989 KWH. Hidrocentralet që projektohen të ndërtohen në Valbonë dhe përrenjtë e saj janë:

HEC- 9A Valbonë; HEC- 9 B Otergi i Dragobisë; HEC-13 Otergi i Kaut; HEC-10 Valbonë; HEC-11 Valbonë; HEC-14 Shudenica në malin Potkuq; HEC-15 Shudenicës; HEC-12 Valbonë dhe HEC-16 Shpella e Kaurit.

Shënim:Të dhënat janë marrë në Fletoren Zyrtare

valbone

valbone17

valbone

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>