Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Fëmijët jetim në Alepo bëjnë thirrje: “Kjo mund të jetë hera e fundit që dëgjoni zërin tonë” (Video)

Nga Skenderi 0

Ajo çka ndodhi në Alepo tronditi të gjithë botën. Fëmijët e së vetmes jetimore të mbetur në qytetin e shkatërruar të Alepos, që i humbën prindërit nga bombardimet kanë regjistruar një videomesazh ku i luten për ndihmë komunitetit ndërkombëtar.

Në videon e dhimbshme, 10-vjeçarja Yasmin Kanuz thotë se beson se “kjo mund të jetë hera e fundit që dëgjoni zërin tonë”. “Kam jetuar këtu për dy vite me prindërit e mi që u vranë nga avionët e luftës,” thotë ajo, duke qëndruar mes një turme fëmijësh me një llambë me ndriçim të dobët.
“I bëj thirrje organizatave të të drejtave të fëmijëve dhe njerëzve në të gjithë botën që të na ndihmojnë të dalim nga Alepo tani”.
Duke u dëgjuar nga rreth 30 fëmijë më të vegjël se ajo, Yasmin vazhdon: “Të gjithë fëmijët këtu i konsideroj vëllezër dhe motra. Kemi nevojë për ushqim dhe ujë pasi po vdesim urie”. Video doli pas negociatave të bëra për një armëpushim që mund të lejojë rebelet siriane dhe dhjetëra-mijëra civilë të largohen nga vendi i shkatërruar nga lufta.

/boldnews.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej