Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Eurodeputeti i “Agimit të Artë” kërcënon me veto Shqipërinë

Nga Arben Llalla 0

Raporterit për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ju desh të debatonte me eurodeputetë nazistë për çështjen e vetos greke në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë.

Është hera e dytë brenda pak ditëve që eurodeputeti grek, Jorgos Epitideios, i cili është zgjedhur prej partisë naziste, “Agimi i Artë” kërcënon me veto Shqipërinë për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

1

Jorgos Epitideios është gjeneral-lejtnant në pension. Ai mban kontakte të mëdha me përfaqësues të minoritarëve grekë në Shqipëri.

Është zgjedhur eurodeputet më 2014 i Agimit të Artë dhe merr pjesë në çdo aktivitet për autonominë e Vorios Epirit. Disa herë eurodeputeti Jorgos Epitideios është parë në shoqërinë e ekstremistëve grekë që frymojnë për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Ai ka marrë pjesë në paradën që organizon shoqata ekstremiste “Autonomia e Vorio Epirit”, e cila drejtohet nga Babis Krathanos.

Ndërkohë fotot që përmban ky shkrim vërtetojnë veprimtarinë irredentiste të eurodeputetit grek, i cili kërkon bllokimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

2 4

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>