Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Donald Trump anulon vizitën në Londër

Nga Klodiana 0

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar një vizitë në Britani të planifikuar për muajin e ardhshëm.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi duke thënë se nuk ishte një “adhurues i madh” i ambasadës së re të SHBA-së në Londër.

“Arsyeja që anulova udhëtimin tim në Londër është se nuk jam adhurues i madh i administratës Obama që ka shitur ndoshta ambasadën më të bukur dhe të pozicionuar më mirë në Londër për ‘kikirikë’, vetëm për të ndërtuar një ambasadë të re në një vend tjetër për 1.2 miliard dollarë. Marrëveshje e keqe. Donin që të prisja shiritin por JO!” shkruhet të postimin e Trump.

Trump pranoi ftesën e Mbretëreshës për një vizitë zyrtare shtetërore në Britani gjatë një takimi me Kryeministren Theresa May vitin e kaluar.

Zhvillimet e fundit vijnë pas raportimeve se Trump mund të shtynte vizitën nga shqetësimi se mund të përballej me protesta masive në kryeqytetin britanik.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej