Dokument i vitit 1830 / Kënga e rrallë e marinarëve ilirë për bukuroshet e tyre

Duhet të lëçisni

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Nga  Aurenc Bebja °, Francë –  24 Maj 2017

Në librin me titull « Le Chansonnier des grâces : avec la musique gravée des airs nouveau », botuar në vitin 1830 në Francë, gjejmë, në faqen e tij n° 165, një këngë të rrallë dhe të bukur të marinarëve ilirë, e sjellur në gjuhën frënge nga poeti romantik francez, Evariste Boulay – Paty (1804 – 1864).

Këto vargje janë thurur asokohe për gratë ilire, të cilat prisnin në breg kthimin e marinarëve të tyre. Lundrimi i trimave ilirë ka qenë disi i vështirë për shkak të pengesave të ndryshme, megjithatë ata nuk janë dekurajuar.

Madje, tingujt e kësaj kënge për bukuroshet e tyre kanë qenë motivues për të kapërcyer çdo vështirësi. Për më shumë, do të gjeni në vijim këngën e plotë, sjellë ekskluzivisht në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

Hëna shkëlqen dhe rrëshqet në mesin e yjeve,
Gjiri reflekton kaltërsinë e qiellit të kthjellët ;
Dhe flladi i mbrëmjes, i butë në ballin e marinarit,
Nuk fryn më mbi velat tona li të bardhë.
Pisombo ! Pisombo ! *

Le të përkulemi duke kënduar, dhe rremi i gjatë
Të ngrihet hijshëm e të zbresë me ritme të barabarta !
Harmonia e muzgut të tij është bukuria e ujërave.
Të nanurisemi e ta çajmë shkumën me tehun e tij !
Pisombo ! Pisombo !

Të lundrojmë në vallen e gëzueshme të vajzave nga Raguza,
Me gërshetat e gjata, lëkurën e bardhë dhe syrin e zi ;
I dëgjoj këngët e tyre larg në qetësinë e mbrëmjes ;
Por një vonesë e paparishikuar na pengon nga dashuria e tyre.
Pisombo ! Pisombo !

Ta sigurojmë të dashurën tonë të ulur në plazh ;
Se kënga jonë, duke njoftuar kthimin,
Shtrihet mbi valët ku mbretëron një gjysëm-ditë
E ky refren i ëmbël të fluturojë deri në breg !
Pisombo ! Pisombo !

* Marinarët ilirë përsëritnin këtë fjalë, kur këndonin gjatë lundrimit me qëllim për të harmonizuar lëvizjet e tyre.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Florian Marku bën krenar shqiptarët, mposht Maxim Prodan dhe i rrëmben titullin (Film)

Florian Marku ka mbajtur premtimin duke mposhtur të pamposhturi Maxim Prodan në Tottenham. https://youtu.be/ZlIMlJ1hhGE

Elon Musk dhe Grimes i japin fund lidhjes 3 vjeçare

Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes janë ndarë pas 3 vitesh së bashku. Themeluesi i SpaceX konfirmoi se ai dhe këngëtarja kanadeze janë “gjysmë...

“Nuk na vendos dot në rresht”, Berisha dhe militanti demokrat mesazh Yuri Kim

“Do doja t’i kujtoja cilitdo që më 6 maj 1919, kur pjesa tjetër e botës donte që Shqipëria të zhdukej, Shtetet e Bashkuara, Presidenti...

Evi Kokalari shfaqet krah Berishës: Bashës I ka ngelur në dorë vetëm logo dhe vula, tjerët janë këtu me ne

Evi Kokalari Kjo është arsyeja përse jam këtu. Po përpiqem të fus idetë e partisë Republikane në SHBA tek partia Demokratike shqiptare. E kam vënë...

Tjetër goditje për kriptomonedhat, Kina i shpall plotësisht të paligjshme

Agjencitë qeveritare kineze përfshirë rregullatorin e letrave me vlerë të vendit dhe Bankën Popullore të Kinës (PBOC) thanë në një deklaratë të Premten se...