Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dita botërore e HIV/AIDS- Shtohet numri i të prekurve, trefishohet numri i të vdekurve

Nga Rexhina Biba 0

1-dhjetor

Në ditën botërore të HIV\AIDS të dhënat në vendin tonë krahasuar me një vit më parë, flasin për shtim të rasteve të reja të të prekurve nga virusi, por dhe trefishim të vdekjeve.

Në vitin 2016 janë shtuar 100 raste të personave të infektuar me HIV/AIDS, dhe kanë humbur jetën 24 persona, ndërkohë që në 2015-ën numri ka qënë 3 herë më i ulët, pra 7.

Zyrtarisht në Shqipëri regjistrohen 984 persona të infektuar me HIV/AIDS, por dyshohet se kjo shifër është edhe më e lartë, deri në mbi 1400 të prekur. Për herë të parë, këtë vit nuk është diagnostikuar asnjë fëmijë që ka lindur me HIV/AIDS për shkak të transmetimit nga nëna te fëmija.

Marrëdhëniet seksuale të pambrojtura janë shkaktari kryesor i transmetimit të virusit. 90% janë infektuar në këtë mënyrë. Por problematike mbeten edhe shiringat, mes përdoruesve të drogave me injektim, që në total arrin në 6500 persona. Theksohet se Shqipëria nuk ka një epidemi ndërmjet grupeve të riskut.

Në ditën botërore të luftës kundër HIV, zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj theksoi rëndësinë e hapjes së 14 qendrave të këshillit dhe testimit vullnetar në të gjithë vendin, si një formë parandaluese.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>