Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Dekreti për ligjin e mbetjeve përfshihet në kalendarin 3-javor të Kuvendit

Nga Rexhina Biba 0

protesta

Dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve futet në kalendarin e punimeve 3-javore të Kuvendit.

Në faqen e kuvendit thuhet se çështjet që do të shqyrtohen në Kuvendin e Shqipërisë mes të tjerave është edhe “dekreti nr. 9765, datë 14.10.2016 “Për kthimin e ligjit nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”

Ligji fillimisht do të rikthehet në Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin si si komision përgjegjës.

Dekreti i presidentit për ligjin e mbetjeve pritet që të votohet në seancat e ardhshme, brenda sesionit parlamentar të këtij viti.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>